Haradinaj: Gjysma e dimrit dhe Qeveria u zu në befasi nga reshjet e borës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë për situatën e krijuar në komunikacion pas reshjeve të borës.

“Reshjet e borës sot e vështirësuan trafikun rrugor gati në të gjithë Kosovën, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim (fuqi) tash e sa muaj”.

I pari i AAK-së thotë se Qeveria mashtroi kur anuloi kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Janë po të njëjtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga tre vjeçare në një vjeçare”.

“Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi!”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Sot në orët e pasdites anë e mbanë Kosovës janë raportuar radha të gjata të veturave në komunikacion si pasojë e reshjeve të borës.

Go to TOP