Kosova.info

Haradinaj: Dikush t’ia kujtojë Petkoviqit se Marrëveshja e Kumanovës ndalon rreptësisht hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Ish Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi Serbia ka kërcënuar me kthim të ushtrisë në territor të Kosovës.

Ishte drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ai i cili mbrëmë ka thënë se Serbia po shqyrton mundësinë që t’i çojë 1000 forca të sigurisë në territor të Kosovës, pak orë pasi Policia e Kosovës shtoi praninë në veri të vendit.
Ai tha se ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

E Haradinaj ka thënë se “dikush duhet t’ia kujtojë Petkoviqit se pika nr.4 e Marrëveshjes së Kumanovës, e nënshkruar nga Serbia kufizon rreptësisht hyrjen, rihyrjen dhe qëndrimin brenda Kosovës.
Pas këtyre deklaratave të Petkoviqit, kërcënime lëshoi sot edhe vetë Vuçiq.

“Nuk ka dorëzim”, kështu tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas një takimi që ka njoftuar se ka pasur mbrëmë vonë me Ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort