Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zhvillimin ekonomik
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në qytetin e Pejës foli për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Haradinaj mes tjerash ndau mirënjohje për kontribuesit e AAK-së dhe u takua me përfaqësues të klubit të futbollit lokal.
“Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO përmes Planit Aksional nuk është vetëm çështje sigurie, por edhe një shtysë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë,” deklaroi ai.
Siç njofton AAK, gjatë qëndrimit në Pejë, Haradinaj shprehu mirënjohje për prof. Ali Sylqa, duke e cilësuar atë si “një nga shtyllat e AAK-së”.
Në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik, kandidati për kryeministër u takua me përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “FC Besa Peja”, duke theksuar rëndësinë e sportit për rininë kosovare.
“Ky klub nuk është thjesht një ekip sportiv, por një simbol i ringjalljes së traditës pejane të futbollit,” ka thënë Haradinaj.