Man City me hap fals te Bournemouthi, fiton Liverpooli
Manchester City ka pësuar humbje në udhëtim te Bournemouth, derisa Liverpooli fitoi me rikthim ndaj Brightonit.
Kampioni i Anglisë kur askush s’e priste, u mposht në udhëtim te Bournemouth me rezultat të ngushtë 2:1.
Man City dominoi në të gjitha aspektet, sidoqoftë vendasit ishin shumë më të mirë në finalizimin e rasteve.
Semenyo pas vetëm nëntë minutave kaloi Bournemouthin në epërsi, falë një asistimi të bukur të Kerkez.
Situata veçse u vështirësua për Cityn kur Evanilson dyfishoi epërsinë, pas një tjetër asistimi të Kerkez (64’).
E tëra që bëri City ishte goli i nderit, i shënuar nga mbrojtësi Josko Gvardiol pas asistimit të Gundoganit (82’).
City tani bie në pozitën e dytë me 23 pikë ndërsa Bournemouth zë vendin e nëntë me 15 sosh.
Ndërkohë, Liverpooli ka bërë një rikthim të madh ndaj Brightonit për t’i arkëtuar pikët e plota në “Anfield”.
Mysafirët e nisën më mirë duke kaluar në epërsi falë Kadiouglut që u asistua nga Welbeck (14’).
Sidoqoftë, për vetëm tre minuta “Reds” e përmbysën epërsinë. Fillimisht Cody Gakpo përfitoi nga asistimi i bashkëkombësit Van Dijk për ta barazuar rezultatin (69’).
Ndërsa, pak më vonë Mo Salah realizoi një eurogol nga distanca për ta përmbysur rezultatin (72’).
Liverpooli tani rimerr kreun e Premier League me 25 pikë, ndërsa Brighton bie në pozitën e shtatë me 16 sosh.