Hapet Qendra Ditore për të Moshuarit në Komunën e Rahovecit
Komuna e Rahovecit, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, ka njoftuar se që nga nesër (05.11.2024), do të hapet shtëpia për të moshuarit, e cila do të shërbejë si qendër për qëndrim ditor.
Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Rahovecit, do të ofrohet transport për të moshuarit, i cili do të sigurohet nga vetë komuna. Nisja e kombi-busit të transportit do të bëhet në orën 09:45 nga Stacioni i Autobusëve në Rahovec.
Për më tepër, ndalesa do të bëhet edhe te vendndalimi i autobusëve afër semaforëve, si dhe gjatë rrugës drejt fshatit Drenoc.
Gjatë qëndrimit ditor në këtë qendër, të moshuarit do të kenë mundësi për një shujtë ditore dhe aktivitete të ndryshme për të kaluar kohën në mënyrë të këndshme dhe aktive.