Hapet pika e re e shitjes se biletave mujore ne bulevardin “Bill Clinton”

Është hapur pika e re e shitjes së biletave mujore në bulevardin “Bill Clinton”, një hap i rëndësishëm në përpjekjen për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët e kryeqytetit.

“Ky ndryshim është një hap konkret, duke mundësuar blerjen e biletave mujore në një lokacion më të lehtë dhe më të aksesueshem”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se, ky shërbim i ri është pjesë e një iniciative të mëtejshme për të zgjeruar dhe përmirësuar shërbimet e transportit publik në Prishtinë, duke synuar ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarëve. /Kosova.info/

Go to TOP