Hamza: Nga lufta për liri deri te gjykimi në Hagë, e vërteta për Kosovën do të mbetet e pandryshuar

Kryetari i PDK-së, Bedri Hazma, ka vlerësuar se Kosova e lirë është krenaria e të gjithë shqiptarëve.

Në Ditën e Çlirimit, ai ka bërë me dije se Kosova u çlirua me një luftë të drejtë dhe kjo e vërtetë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se nga lufta për liri deri te gjykimi në Hagë, e vërteta për Kosovën do të mbetet e pandryshuar.

“Kosova u çlirua me një luftë të drejtë dhe kjo e vërtetë, nga lufta për liri deri te gjykimi në Hagë, do të mbetet e pandryshuar. Kosova e lirë është krenaria jonë. 🇽🇰 Nderime për dëshmorët, martirët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së që sakrifikuan gjithçka për atdheun. Disa ranë për Kosovën, disa jetuan për të, por të gjithë janë pjesë e kujtesës sonë. Kosova u çlirua me një luftë të drejtë dhe kjo e vërtetë, nga lufta për liri deri te gjykimi në Hagë, do të mbetet e pandryshuar. Liri për të gjithë çlirimtarët! Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!”, ka shkruar ai.

Go to TOP