Hamza mban mbledhje urgjente me Komitetin e Emergjencave pas sulmit në Veri, flasin për masat që duhet merren
Kreu i Mitrovicës së Jugut dhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbledhur urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave pas sulmit që ka ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Hamza ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për masat që duhet të merren pas sulmit që ka shkaktuar pasoja në rajonin e Mitrovicës dhe në gjithë Kosovën.
“Sot e mblodha urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave për t’i diskutuar masat që duhet të merren pas sulmit të mbrëmshëm, i cili shkaktoi pasoja të rënda për regjionin e Mitrovicës dhe tërë Kosovën. Në takim ishin të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse dhe secili i mori detyrat e tyre.
Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave shprehu mirënjohje për ekipet që janë mobilizuar për tejkalimin e situatës dhe ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit për menaxhimin sa më efikas”, ka shkruar Hamza.