Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Hamasi liroi 13-vjeçaren, por jo nënën e saj – rrëfimi i një prej familjarëve të tyre

Të shtunën, Hamasi liroi një vajzë 13-vjeçare izraelite, Hila Rotem Shoshani, e cila ishte mbajtur si peng në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit.

Por nëna e saj, Raya, mbetet rob, pavarësisht se Hamasi u zotua të mos i ndajë fëmijët nga prindërit e tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, sipas mediave izraelite.
Akti i së shtunës, që u vonua përkohësisht për shkak të akuzës së Hamasit për shkeljen e kushteve të marrëveshjes, përfundimisht rezultoi në lirimin e 13 pengjeve izraelitë – të gjithë gra dhe fëmijë.
Por Raya, 53 vjeçe, nuk ishte mes tyre.
Media izraelite Ynet raportoi se Mossad – agjencia izraelite e spiunazhit – kishte ushtruar presion të pasuksesshëm ditët e fundit për të siguruar lirimin e saj.
Ndërkohë sipas CNN, zyrtarët izraelitë që kërkuan lirimin e nënës nuk janë të sigurt se ku është dhe në çfarë gjendje është.

Dhe xhaxhai i Hilas, Yair Rotem, u tha gazetarëve këtë fundjavë se ai nuk i beson pretendimit të Hamasit se ata nuk e dinë se ku është nëna e vajzës.

Ai tha për The Times of Israel se Hila tha se ajo ishte mbajtur peng me nënën e saj derisa u nda dy ditë para lirimit të saj.
Ai tha se adoleshentja u tha atyre se nëna e saj ia kishte prerë flokët dhe kishte kaluar kohë me të gjatë qëndrimit atje.
“Hila u kthye pa nënën e saj dhe kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes me Hamasin”, ka vlerësuar Yair Rotem, duke folur nga spitali Sheba, ku mbesa e tij po ekzaminohej të shtunën mbrëma.
“Ne kërkojmë nga Hamasi dhe ndërmjetësuesit që Raya të kthehet në shtëpi ashtu siç kanë rënë dakord, menjëherë”, shtoi ai.

Rotem i tha gjithashtu Times: “Izraeli duhet të thotë se kjo është e papranueshme. Ju nuk e ndani një vajzë nga nëna e saj”.

Ndërkohë një përfaqësues i Hamasit në Katar, i cili është i përfshirë në negociatat për lirimin e pengjeve, nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Business Insider për koment.

Mediat kujtojnë se Hila dhe nëna e saj u rrëmbyen nga një dhomë e sigurt në shtëpinë e tyre në Kibbutz Be’eri më 7 tetor.

Sipas The Times of Israel, nëna i dërgoi mesazh vëllait të saj rreth mesditës, duke i thënë se ajo dhe vajza e saj po dërgoheshin në Gaza.
Familja nuk mori më lajme atë ditë dhe mësoi vetëm më 29 tetor, javë më vonë, se nëna dhe vajza ishin zënë peng.

Go to TOP