Hamasi hodhi një raketë në drejtim të Izraelit, ushtria izraelite reagoi duke bombarduar Gazën

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) bombarduan këtë mëngjes disa objektiva në Rripin e Gazës pasi Hamasi hodhi një raketë nga zona drejt Izraelit jugor.

Sipas mediave izraelite, raketa është hedhur nga Rripi i Gazës në drejtim të Ashkelonit rreth orës tre të mëngjesit. Sirenat në këtë qytet u dëgjuan menjëherë dhe sistemi izraelit i mbrojtjes kundër raketave Iron Dome e kapi menjëherë raketën.

“Terroristët sapo kanë lëshuar një raketë nga Gaza në drejtim të pjesës jugore të Izraelit. Mbrojtja ajrore e ka kapur me sukses raketën”, njoftoi IDF-ja.

Pas incidentit, ushtria izraelite nisi sulmet në Gaza, me aeroplanët e IDF-së që bombarduan disa objektiva ushtarake të Hamasit, duke përfshirë një punishte municionesh dhe tre vende të tjera që pretendohet se i përkasin organizatës palestineze.

“Raketa e lëshuar në Alashkert ishte gjithashtu e para që u lëshua në Izrael nga Gaza që nga fundi i prillit. Si kundërpërgjigje ndaj sulmit të fundit, Izraeli mbylli kalimin e këmbësorëve për dy ditë nga Gaza, duke ua ndaluar 12 mijë punëtorëve palestinezë të punojnë në Izrael”, shkruan The Times of Israel.

Go to TOP