Hamami i Gazi Mehmed Pashës në Prizren, i hapur për vizitorë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Hamami i Gazi Mehmed Pashës në Prizren është i hapur për vizitorë.

Që nga sot vizitorët, ndër të tjera, brenda këtij hamami mund ta vizitojnë edhe ekspozitën me imazhet që paraqesin procesin e punëve restauruese në hamam. Ekspozita është hapur sot, kurse do të mbyllet më 5 prill 2024.

Vizita mund të bëhen me fillim nga ora 11:00 deri në orën 14:00. /Kosova.info/

Go to TOP