Halilaj: I këshillova për pasojat sepse nuk doja t’i shihja në burg Haradinajn dhe Gucatin

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale dënoi sot Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se i ka paralajmëruar që mos të luajnë me Gjykatën Speciale.

“Ishte 09-shtatori-2020, kur i këshillova, i njoftova për pasojat, sepse nuk doja t’i shihja në burg.

Por, numri i atyre që i motivonin për të gabuar ishte shumë herë më i madh, të njëjtit janë sot, që nxjerrin lot krokodili.

Jo njerëz, vetë i keni nxitë me gabue, sot mos vajtoni, por i paqi në qafë…”, shkruan Halilaj.

Avokati në shtatorin e vitit 2020, kishte thënë që mos të luajnë me Gjykatën Speciale.

Ai shkruante se OVL-UÇK bëri gabim të madh kur hapi dhe publikoi dosjet e Speciales.

Madje Halilaj i kishte paralajmëruar se do t’ju kushtonte kjo./Kosova.info

Go to TOP