Hakerët rusë nga Dagestani sulmojnë Kosovatimes
Në sulmet hibride ruse ka kohë që është përfshirë Kosova. Por tash së fundmi ka filluar të hakohen edhe portalet. Gjatë ditës së djeshme është goditur portali Kosovatimes.
Sipas administratorëve të serverit që mbikëqyrë portalin, sulmi ka ardhur nga Mahaçkala e Dagestanit.
Portali Kosovatimes u kërkon ndjesë lexuesve deri në rikthimin në funksion të portalit. /Kosova.info/
