Hajn i orëve “Rolex” në Bahrein | Arrestohet burri i këngëtares Arta Bajramit, Xhemajl Sekiraqa

Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, për vjedhje të orave luksoze “Rolex”.

Sipas burimeve thuhet se i arrestuari është Xhemajl Sekiraqa.

Policia e Kosovës ka njoftuar dje se i arrestuari është i kërkuari edhe me arrest ndërkombëtar.

“Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”.

Tutje thuhet se arrestimi i tij është bërë në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Derisa, i njëjti ishte arrestuar edhe para shtatë viteve në një qendër tregtare në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që edhe në vitin 2016 kërkohej nga Interpoli nën dyshimin se Sekiraqa ka lidhje me vjedhjen që kishte ndodhur në Kuvajt, për vjedhje të arit, ku ishin arrestuar edhe disa kosovarë.

Go to TOP