Hajdaraj i përgjigjet Osmanit: Mund të jetë keqinformuar, askush s’është kërcënuar

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, i është përgjigjur presidentes Vjosa Osmani që tha se është shqetësuese është që pesë anëtarë të KPK’së kanë kërkuar mbrojtje nga institucionet e sigurisë, raporton Gazeta Express.

Hajdaraj tha se askush nuk është kërcënuar dhe se presidentja mund të jetë keqinformuar.

“Askush nuk është kërcënuar dhe presidentja mund të jetë keq informuar. Ne i bëjmë thirrje presidentes, qeverisë dhe çdo institucioni tjetër që të mos ndërhyjë në punën e sistemit prokurorial dhe të respektojë pavarësinë institucionale dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre në funksionimin këshillit në suaza siç përcaktohet me Kushtetutë dhe ligj”, tha ai.

Go to TOP