Hailey Bieber me veshje sportive niset për në palestër, ndërsa Justin shkon në studion muzikore

Pasi kaluan Ditën e Shën Valentinit dhe të dielën e “Super Bowl” së bashku, u kthyen në punë të martën Hailey dhe Justin Bieber.

Supermodelja, 25 vjeçe, u pa duke shkuar në klasën e saj të zakonshme të ushtrimeve në palestër, ndërsa këngëtari, 27 vjeç, shkoi në një studio regjistrimi.

Hailey kishte zgjedhur një dukje sportive ndërsa Justin një kapele portokalli dhe duks gri. Hailey tërhoqi flokët e saj të gjata brune në një bisht të lartë teksa përgatitej të shkonte në klasën e fitnesit.

Ajo mbronte sytë me një palë syze dielli të zeza dhe mbante rrathë të vegjël në veshët e saj. Modelja i shtoi dukjes edhe  çorape të bardha dhe një palë sandale të zeza me gëzof të stilit “Birkenstock”. Thonjtë e modeles së” Victoria’s Secret,  ishin lyer me të zeza dhe mbante një shishe uji të ripërdorshme të bardhë.

Më vonë, zonja Bieber doli nga sesioni i stërvitjes me xhupin e saj të veshur nga brenda. Ndërkohë, bashkëshorti i saj u pa teksa mbërriti në një studio muzikore me qenin e tij.

Krijuesi i hiteve kishte vendosur kapuçin e duksit mbi kokë dhe Bieber dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore ndërsa ecte me qenin e tij në krah dhe buzëqeshte.

Go to TOP