Hadergjonaj: Xhafer Gashi, lider karizmatik dhe patriot i dëshmuar për Obiliqin
Deputeti i LDK-së, Fadil Hadergjonaj ka shprehur mbështetje të plotë për kandidaturën e bashkëluftëtarit, Xhafer Gashit për mandatin e radhës në krye të Komunës së Obiliqit duke e vlerësuar atë si një lider me integritet, vendosmëri dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunës.
Sipas Hadergjonajt, puna e palodhshme, qasja gjithëpërfshirëse dhe guximi në vendimmarrje janë disa nga tiparet që e bëjnë Gashin një personalitet autoritativ e të besueshëm.
Ai e cilësoi atë si një udhëheqës karizmatik me karakter të fortë dhe një patriot të dëshmuar që vepron gjithmonë në interes të qytetarëve, pa dallime.
“Suksese, Kryetar, në mandatin e radhës, me ekipën e fitores!”, përfundon Hadergjonaj duke shprehur bindjen për vazhdimin e suksesit të Gashit në shërbim të Obiliqit. /Kosova.info/
