Hadergjonaj nga Vokshi: Mbështetja e njerëzve të mi më obligon ta çoj zërin e tyre në institucione

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka zhvilluar sot një tubim elektoral në Regjionin e Vokshit, vendlindjen e tij, ku u prit me mbështetje të madhe nga banorët lokalë.

Hadergjonaj theksoi se ky takim ishte më shumë se një aktivitet elektoral duke e cilësuar si një bashkëbisedim të sinqertë me njerëzit mes të cilëve është rritur. Ai falënderoi përzemërsisht qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme duke theksuar se kjo mbështetje i jep forcë, por edhe përgjegjësi të madhe për t’i përfaqësuar denjësisht në institucionet e vendit.

Sipas tij, banorët e Regjionit të Vokshit kërkojnë institucione serioze, siguri, sundim të ligjit dhe zhvillim që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, vlera që, siç u shpreh ai, i përfaqëson vetëm LDK-ja.

Në fund të fjalës së tij, Hadergjonaj u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për LDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku duke theksuar se vetëm kështu Kosova mund ta marrë ndryshimin që i nevojitet.

“Zgjidh shpresën. Voto LDK-në”, përfundoi ai.

Ai kandidon me numrin 20 në listën e LDK-së, ndërsa numri i subjektit është 123. /Kosova.info/

#votoldk123

#votofadilhadergjonaj20


Go to TOP