Hadërgjonaj: Kërkoj falje që nuk arritëm ta gëzonim popullin

Florent Hadergjonaj tha në përfundim të ndeshjes së humbur ndaj Suedisë se Kosova duhej të bënte më shumë në këtë transfertë.

“Pas ndeshjes është më e lehtë për të analizuar, përse nuk e bëmë këtë apo përse nuk e bëmë atë. Por, ne të gjithë, si ekip e dimë që kemi mundur më shumë. Në pjesën e dytë patëm raste në 15-20 minutat e para, rrezikuam, e gjetëm edhe golin, por ishte pozitë jashtë lojë. Ishte speciale mbështetja e tifozëve në stadium. I falënderoj të gjithë ata që ishin në stadium dhe nga shtëpia. Kërkoj falje që nuk arritëm ta gëzonim popullin tonë”, – përfundoi mbrojtësi deçanas.

Suedia fitoi 3:0 ndaj Kosovës në “Friends Arena” në Stokholm. 

Go to TOP