Pingpong/veteranët si në ditët më të mira

Më palestrën e gjimnazit “Xhavit Ahmeti,” në Gjilan u mbajt Kampionati Individual për veteran, ku morën pjesë afër 50 lojtarë. Garat u zhvilluan në kategorinë individuale dhe në çifte.

Në grupmoshën mbi 70 vjeç, sërish Kampion doli Shaip Reqica nga Kpp Shkolla Prishtinë, para Vehbi Raçit të Kpp Gjinkalla nga Ferizaj dhe Sylejman Sojevës nga Kpp Gani Maloku. Të tre lojtarët kishin nga një fitore dhe një humbje, por Shaipi kishte pikë dallimin më të mirë.

Në grup-moshën 65-69, pas lojërave në grupe në gjysmëfinale u kualifikuan Sheshivar Veliu, Adem Gashi, Idriz Ademi dhe Sahit Sadiku. Në finale kaluan Sheshivar Veliu dhe Adem Gashi. Veliu ishte më i mirë se Gashi dhe fitoi me 3:0 në seta.

Në grup-moshën 60-64, pasi kaluan grupet, Nehat Çitaku fitoi me 3:0 ndaj Sadri Hulajt, kurse Feim Rama ishte më i mirë se Remzi Shala, po ashtu 3:0. Ndeshja finale ndërmjet Ramës dhe Çitakut pati rivalitet të lartë dhe u mbyll me fitoren e Çitakut me 3:2 në seta.

Ndeshje shumë të forta u zhvilluan në grup-moshën 50-59, njëherësh kategoria me numrin më të madh të pjesëmarrësve. Në gjysmëfinalen e parë, Naser Hasani e mundi Alimemet Kaçanikun pas një ndeshjeje të fortë me rezultatin 3:2. Në gjysmëfinalen tjetër, Murat Kurtulush e mundi 3:0 Hamzi Ajetin e Kpp Vitia me 3:0. Në finale Kurtulush shfaqi një lojë shumë cilësore dhe me meritë e mundi Hasanin shumë luftarak me 3:0 në seta.

Te grup-mosha më e re, 40-49 Jeton Azizi e mundi Erxhan Karabaxhakun, në gjysmëfinalen e parë me 3:1 në seta, kurse Yll Maloku e mundi Driton Shabanin.

Në finale, Ylli Maloku me shumë mund, por me meritë e mundi Jeton Azizin me rezultatin e ngushtë 3:2.

Në përgjithësi gara kaloi në atmosferë shumë miqësore, ku veteranët edhe njëherë përveç lojës patën rastin të takohen dhe të forcojnë miqësitë e tyre. Është për tu lavdëruar nikoqiri i garës, që i riktheu Gjilanit pas një kohe të gjatë kënaqësitë e lojës së pingpongut, Kpp Drita M, me në krye Gani Pirevën e pa lodhshëm. Për më të mirët FPPK ndau shpërblime me medalje e Kupa. /Kosova.info/

 RENDITJA

 MBI 70 VJEÇ
 SHAIP REÇICA
 VEHBI RAÇI
 SYLEJMAN SOJEVA
 65-69 VJEÇ
 SHESHIVAR VELIU
 ADEM GASHI
 IDRIZ ADEMI
 SAHIT SADIKU
 60-64 VJEÇ
 NEHAT ÇITAKU
 FEIM RAMA
 REMZI SHALA
 SADRI HULAJ
 50-59 VJEÇ
 MURAT KURTULUSH
 NASER HASANI
 ALIMEMET KAÇANIKU
 HAMZI AJETI
 40-49 VJEÇ
 YLL MALOKU
 JETON AZIZI
 DRITON SHABANI
 ERXHAN KARABAXHAKU
Go to TOP