Guvernatori Mehmeti dhe ambasadori australian, Biggi flasin për zhvillimet makroekonomike në Kosovë

Mehmeti ka pritur në takim  ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi, ndërsa foli për zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, me theks të veçantë në sektorin financiar dhe atë bankar.

Guvernatori Mehmeti tha se sektori financiar po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.

Në njoftimin për media të BQK-së thuhet se ambasadori i Australisë i akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi vlerësoi lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar.

Go to TOP