Guvernatori i BQK-së përmbyll takimet pranverore në FMN e Bankën Botërore

Guvernatorii Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka qenë pjesëmarrës në Takimet Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të mbajtura në Washington DC nga data 21 deri më 26 prill, si dhe ka zhvilluar takime bilaterale me Guvernatorë nga rajoni e nga Konstituenca dhe me zyrtarë të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Ismaili në Washington u takua me drejtuesit kryesor te institucioneve financiare ndërkombëtare, zëvendës presidentin e FMN-se Bo Li, presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga, si dhe presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Gjithashtu, sipas BQK-së, Ismaili ka qenë pjesë e shumë takimeve të rëndësishme në kuadër të Takimeve Pranverore.

“Guvernatori Ismaili dhe ekipi i tij paraqitën zhvillimet kryesore në sektorin financiar, prioritetet në përputhje me objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përditësimet dhe zhvillimet lidhur me zbatimin e programeve dhe asistencës teknike profesionale. /Kosova.info/


Go to TOP