Guild Eagles eliminon Preasyn, një fitore larg Majorit

Guild Eagles ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të kualifikimit për në Majorin e parë, të vlefshme për CS2.

Skuadra kosovare me organizatë britanike triumfoi me përmbysje në mape, nga 0:1 në 2:1 ndaj danezëve Preasy.

Preasy e nisi shumë më mirë, duke dominuar bindshëm në mapin “De_Inferno” dhe triumfuar me rezultat 6:13.

Por, pas kësaj GNE u këndell menjëherë duke fituar mapin e tyre “Ancient” me rezultat 13:7, ku shkëlqeu Rigon “rigoN” Gashi me 21 eliminime.

E me këtë formë vazhduan edhe në mapin e tretë “De_Overpass”, duke fituar me rezultat 13:9. Më i miri në këtë map ishte Flatro “juanflatroo” Halimi me 21 eliminime.

Kësisoj, GNE nesër do ta synojë kualifikimin për në Majorin e radhës kundër një tjetër organizate daneze Estatic.

Go to TOP