Grupi i AAK-së mban konferencë për media

Zyra për Media e AAK-së ka bërë me dije se sot Grupi Parlamentar i tyre do të mbajë një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës në orën 12:00.

Nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me arsyen e mbajtjes së kësaj konference.

Njoftimi i plotë:

Sot në ora 12:00, grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për media.

Konferenca mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja tek sheshi “Ibrahim Rugova”).

Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet!

AAK – Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun.

Go to TOP