Gruas në Ferizaj i konfiskohet pushka me tetë fishekë, detaje nga Policia
Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se një gruaje me inicialet K.B, në fshatin Cërnillë i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me tetë fishekë.
Sipas Policisë, pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar tek shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, personi K.B (F/K) e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.
E dyshuara, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e njëjta është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve””, ka njoftuar Policia.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se një person në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri.
Hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar tek shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, personi K.B (F/K) e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.
E dyshuara, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e njëjta është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.
Comments