Grossi: Inspektorët e OKB-së duhet të kthehen në Iran

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se prioritet absolut është që inspektorët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të kthehen në Iran dhe të rivendosin bashkëpunimin me Teheranin.

Rafael Grossi pranoi se nuk do të jetë e lehtë, por theksoi se është e nevojshme të përdoret mundësia ekzistuese për një zgjidhje diplomatike, raporton BBC.

“Ekziston një mundësi e hapur. Nuk duhet ta humbasim”, tha ai.

I pyetur mbi raportet se sulmet SHBA-Izrael kanë vonuar programin bërthamor të Iranit vetëm për disa muaj, Grossi u përgjigj se kjo nuk është thelbësore.

“Nuk më pëlqen qasja e bazuar në kalimin e kohës është çështje perspektive. Sidoqoftë, njohuritë teknologjike janë aty, kapaciteti industrial është aty, askush nuk mund ta mohojë këtë. Nuk ka rëndësi nëse janë dy apo tre muaj, është e rëndësishme të gjesh një zgjidhje që do t’i rezistojë provës së kohës,” u shpreh Grossi.


Go to TOP