Gripi sezonal,situat alarmante në Itali, 1 milion të infektuar në 7 ditë

Rastet me koronavirus janë ulur ndjeshëm pothuajse në të gjithë botën, duke i lënë vendin gripit sezonal, ashtu si përpara pandemisë.

Italia tashmë po raporton një situatë alarmante, ku të paktën 1 milion persona janë infektuar nga gripi sezonal në 7 ditët e fundit. Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti i monitorimit InfluNet në Institutin e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave, që nga nisja e monitorimit më shumë se 3.5 milionë persona në total janë prekur nga gripi.

Për këtë arsye, Shoqata Italiane e Pediatrisë iu bën thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër gripit për të siguruar një mbrojtje sa më efikase.

Go to TOP