Griffiths thotë shifrat për të vrarët në Gaza do të rriten pasi të numërohen edhe ata nën rrënoja

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha se shifra aktuale e publikuar rreth numrit të atyre që u vranë në Gaza është më e vogël se ajo që është realisht.

Kjo sipas tij për shkak se ka të tillë që janë nën rrënoja, që nuk janë përfshirë në këto shifra.

“Këto vlerësime për të vdekur – sapo të filloni të gërmoni nën rrënoja, statistikat ndryshojnë rrënjësisht”, deklaroi ai.

Griffiths, mori shembull tërmetet në Turqi që ndodhën në fillim të këtij viti, ku shifrat e atyre që vdiqën aty u dyfishuan pasi u zhvillua një operacion kërkimi dhe shpëtimi, ku në atë rast ishin gjetur trupat e bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Me bombardimet vdekjeprurëse izraelite që vazhdojnë si në veri ashtu edhe në jug të Gazës, Griffiths beson se konflikti nuk ka arritur ende në gjysmë të rrugës.

“Kemi javë dhe javë për të përfunduar këtë luftë të egër”, theksoi ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, deri më tani janë vrarë 19 mijë e 453 njerëz në Gaza, si pasojë e sulmeve izraelite

Go to TOP