Grabovci: Me PDK-në në pushtet, ndërtimi i rrugëve moti do të ishin harruar
Ish-zëvendësministri i infrastrukturës gjatë periudhës kur qeveria drejtohej nga koalicioni PDK-LDK, deklaron se nëse PDK-ja do të ishte ende në pushtet, projektet infrastrukturore si rruga Prishtinë-Podujevë dhe disa autostrada të tjera do të kishin përfunduar prej kohësh.
“Me përgjegjësi të plotë them se rruga Prishtinë-Podujevë, autostrada për Gjilan, për Mitrovicë dhe për Dukagjin, do të ishin përfunduar, dhe do të ishin realizuar edhe shumë projekte të tjera,” deklaroi ai.
Grabovci e cilëson situatën aktuale me rrugën Prishtinë-Podujevë si një fatkeqësi.
“Kjo është një fatkeqësi,” u shpreh ai.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të gjykojnë bazuar në veprat dhe punët e qeverive të ndryshme, duke theksuar se duhet vlerësuar kush ka kontribuar më shumë, dhe e konsideron qeverisjen e PDK-së si të papërsëritshme.
“Ftoj qytetarët të vlerësojnë punët dhe veprat, të gjykojnë se kush ka kontribuar më shumë. Me bindje them se qeverisja e PDK-së ishte e papërsëritshme,” përfundoi Grabovci.
