Grabitet një burrë në Prishtinë, iu vodh një zinxhir i qafës, telefoni dhe kuleta

Një person në Prishtinë ka raportuar se është grabitur.

Ai ka njoftuar se tre persona të panjohur me forcë i kanë grabitur një zinxhir të qafës, një telefon dhe kuletën me dokumente personale.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se tre persona të pa njohur me forcë i kanë grabitur një zinxhir të qafës, një telefon dhe kuletën me dokumente personale. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP