Godet me veturë katër këmbësorë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor, tre meshkuj dhe një femër, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, të enjten në ora 18:40.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Go to TOP