GLPS: Mos-emërimi i Sekretarit të Kuvendit dhe vendimi për rishpallje të konkursit, shkelje ligjore

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur shqetësim lidhur me, siç thuhet, paligjshmërinë e vendimit të datës 30 mars 2026 të marrë nga Kryesia e Kuvendit për rishpalljen e konkursit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni.

GLPS tha se ka reaguar edhe më herët për këtë çështje, më 5 mars, duke i bërë me dije Kuvendit se procesi i rekrutimit është monitoruar në të gjitha fazat e tij dhe nuk janë evidentuar shkelje që do të cenonin ligjshmërinë apo meritokracinë e këtij procesi.

“Ky vendim në vetvete përcillet me një sërë shkeljesh ligjore duke filluar nga dështimi i Kryesisë për të përzgjedhur njërin nga kandidatët e ligjshëm për Sekretar të Përgjithshëm, anashkalimi me votë i një procesi të ligjshëm edhe pse legjislacioni në fuqi nuk e jep këtë lloj autorizimi që Kryesia mund të vendos që asnjëri kandidat mos të emërohet, dhe rishpallja e  konkursit pa u përfunduar procedura e cila është e ligjshme”.

Go to TOP