Glauk Konjufca për kryeministër

Shkruan: Shqiprim PULA

Për hir të Republikës dhe qytetarëve të Kosovës

Vendi ka hyrë në fazë të dytë të procedurës pas dështimit të votimit të Qeverisë së propozuar nga mandatari Albin Kurti.

— Në Presidencë u zhvilluan konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për të vlerësuar sërish cila prej tyre ka gjasat për të formuar shumicën e thjeshtë të nevojshme prej 61 votave për të formuar Qeverinë dhe rrjedhimisht për t’i evituar zgjedhjet.

Jemi brenda afatit 10 ditor, dhe Presidenca pret një propozim të radhës eventual që të vendos se kujt do t’ia japë mandatin e dytë, si mandatar, për formimin e Qeverisë.

— Për hir të Republikës dhe qytetarëve të Kosovës, partia e parë fituese Lëvizja Vetëvendosje!, do të duhej t’ia propozonte Presidencës deri më 5 Nëntor, emrin e Glauk Konjufcës për mandatar.

— Glauk Konjufca ka qenë dhe mbetet krahu i djathtë e i majtë i Albin Kurtit.

— Glauk Konjufca ka këto cilësi personale:

▪️vizion politik me ide të qarta për drejtimin e Qeverisë

▪️aftësi vendimmarrjeje për vendime të vështira e situata komplekse

▪️lidership për të motivuar, organizuar e udhëhequr ekip qeveritar

▪️aftësi komunikimi të qartë e bindëse me akterë të brendshëm politik dhe ndërkombëtar

Integritet me besim nga qytetarët e vendit

▪️aftësi diplomatike dhe negociuese me akterë ndërkombëtar

▪️njohuri solide mbi çështjet e politikës së jashtme, ekonomike e sociale etj., për zhvillimin e vendit

▪️qëndrueshmëri emocionale

▪️përvojë politike si deputet, ministër dhe kryetar Kuvendi.

— Glauk Konjufca duke qenë zëvendës kryetar i partisë së tij, është deputeti i dytë më i votuar në nivel të Republikës, prandaj dhe, ka besim nga qytetarët e rrjedhimisht legjitimitet politik.

— Glauk Konjufca do të pranohej e votohej si mandatar edhe nga partitë politike të tjera parlamentare.

— Partia politike Lëvizja Vetëvendosje!, duke e mandatuar si mandatar për Qeverinë e Republikës, Glauk Konjufcën, tregon dashni për Republikën e respekt për qytetarët e Kosovës.

🔴 Partia politike Lëvizja Vetëvendosje!, do të duhej t’a bënte këtë me moton;

Glauku njëri prej nesh, për të gjithë ne.


Go to TOP