Gjysmëhëna e Kuqe iraniane: 11 të lënduar nga sulmet amerikane

Gjysmëhëna e Kuqe në Iran njofton se 11 persona kanë pësuar lëndime të lehta gjatë sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, dhe shtatë prej tyre janë liruar tashmë nga spitali.

Gjithashtu, theksohet se nuk është zbuluar asnjë rrezatim në vendet bërthamore që u goditën nga SHBA, raporton BBC.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, Pirhossein Koulivand, tha se tre punonjës të shpëtimit janë vrarë nga sulme të ndara izraelite në vende të ndryshme në Iran dhe se një helikopter i Gjysmëhënës së Kuqe është goditur.

Ai gjithashtu akuzoi Izraelin për sulme ndaj spitaleve, qendrave mjekësore dhe një shtëpie kujdesi për persona me aftësi të kufizuara.


Go to TOP