Gjykatësit shprehen skeptikë se Trumpi është imun ndaj ndjekjes penale

Gjykatësit e Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara kanë shprehur dyshimet e tyre se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është imun ndaj ndjekjes gjyqësore në nën akuzat se kishte tentuar ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Në një rast historik, avokatët e Trumpit thanë se koha që ai e ka kaluar në pushtet e mbron atë nga akuzat në lidhje me dyshimet se u përpoq ta zhbënte disfatën në zgjedhjet presidenciale 2020.

Por, Departamenti i Drejtësisë argumentoi se Presidenca nuk është mbi ligjin.

Gjatë seancës së gjatë dëgjimore, gjykatësit i bënë trysni vazhdimisht avokatit të Trumpit që t’i mbrojë pretendimet se Trumpi është i mbrojtur nga akuzat penale për veprimet të cilat ai thotë se ishin pjesë e detyrave të tij si president.

Trump, 77 vjeç, thotë se ai nuk duhet të përballet me akuza penale sepse në atë kohë kishte vepruar si president. Ai vazhdimisht e pa përmendur imunitetin presidencial derisa është përballur me raste penale dhe civile.

Ky argument i tij u rrëzua muajin e kaluar nga një gjykatës i një gjykate më të ulët, i cili po merret me rastin kundër tij, ndërsa edhe gjykatësit e Apelit shprehën dyshimet e tyre se presidentët gëzojnë imunitet të plotë pasi të jenë larguar nga zyra e presidentit.

Pavarësisht vendimit që do ta marrë Gjykata e Apelit, rasti pritet të përfundojë në Gjykatën Supreme të ShBA-së, ku konservatorët kanë shumicën prej 6-3.

Ky rast mund të ketë ndikim të madh në të ardhmen e presidencës amerikane dhe për atë se çfarë i lejohet një presidenti.

Trumpi është favorit në garën për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve, dhe pritet të garojë kundër presidentit Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Trumpi tha pasi doli nga gjykata se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se po ndiqet penalisht për “arsyeje politike”.

“Presidenti duhet të ketë imunitet”, tha ai.

Go to TOP