Gjykata Themelore vërteton procesin e provimit për Noterinë si i ligjshëm dhe i drejtë

Gjykata Themelore ka vërtetuar procesin e provimit për Noterinë si i ligjshëm dhe i drejtë, duke anuluar vendimi i të paditurës, Ministria e Drejtësisë, të datës 24.02.2020, si i kundërligjshëm dhe vërtetohet procesi i Provimit për Noterinë i shpallur me datë 19 prill 2019 nga e paditura Ministria e Drejtësisë, si i ligjshëm dhe i drejtë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, në konfliktin administrativ të paditësve Q.S, M.K, V.H, Y.B, A.R, K.K, A.Gj,V. D, A.V, A.Z, Q.M, A.T, A.K, B.B, G.G, B.B, I.D, M.G, A.B, S.H, F.D, Z.B, M.SH, L.L, Z.M, B.M, M.B, Xh.I.R, A.R, A.S, V.K, H.H, K.H.F, M.Z.S, A.O, B.B, F.S, R.Xh, A.M, D.R, E.M, A. H, B.B, A.Sh, F.R, K.S, I.B, M.P.SH, F.TH, SH.S, B.K, F.K, G.G, J.H, G.SH, V.H, E.D, L.V, N. B, A.D, A.H, A.Ç, M.M, S.S, F.S, M.B, F.D, L.K.ZH, B.R, SH.L, F.R.A, XH.S.D, N.P, F.B, V.A, M.I, V.D, M.M.A, A.RR, E.GJ, A.G, P.SH, A.G.SH, M.S.G, F.D,V.D, R.K, SH.M, B.B, E.K, O.C, V.A, S.B, J.L, M.M, A.SH, E.K.K, SH.A, A.B, A.B, SH.A, N.B.N, I.J si dhe B.P me bazë juridike  anulim i vendimit, në seancën publike të shqyrtimit kryesor, të mbajtur në prani të palëve, me datën 1 shkurt 2022, ka marr Aktgjykim dhe është  aprovuar në tërësi kërkesëpadia e paditësve si më lartë si e bazuar.

Anulohet vendimi i të paditurës, Ministria e Drejtësisë, Nr. 15/2020 Nr. Prot. 01 – 173 të datës 24.02.2020, si i kundërligjshëm dhe Vërtëtohet procesi i Provimit për Noterinë i shpallur me datë 19 prill 2019 nga e paditura Ministria e Drejtësisë, si i ligjshëm dhe i drejtë.

Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditëve, nga dita e marrjes së  të njëjtit, në Gjykatën  e  Apelit në Prishtinë,  përmes kësaj gjykate”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kohë më parë kishte thënë se procesi i noterisë në mandatin e ish ministrit Abelard Tahiri, ka qenë ndër proceset më të komprometuara në vend, prandaj ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që mos ta legjitimojë procesin e kaluar të noterisë.

Departamenti për Çështje Administrative, ka anuluar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë (MD), me të cilin ishte anuluar konkursi për noterë.

Kjo pasi që Gjykata ka aprovuar padinë e kandidatëve për noterë të ushtruar ndaj këtij vendimi.

Noterët ishin emëruar në periudhën sa Ministër ishte Abelard Tahiri, ndërkaq, për parregullsi në proces kishte ngritur padi Ministria e Drejtësisë aktuale me në krye Albulena Haxhiun. 

Go to TOP