Gjykata e refuzon kërkesën e komunës së Gjakovës që t’i ndalohet banimi Dragica Gashiqit

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka refuzuar si të pabazuar propozimin e Komunës së Gjakovës që Dragica Gashiq, që është serbja e parë që është kthyer në Gjakovë, t’i ndalohet që të qëndrojë, shfrytëzojë apo banojë në banesë.

“Gjyqtari i çështjes – Malsor Kryeziu, pas mbajtjes së seancës dëgjimore të datë 9 gusht 2021, lidhur me propozimin për caktimin e masës së sigurimit dhe pas dëgjimit të palëve në procedurë, ka refuzuar si të pa bazuar propozimin e paditëses Komuna e Gjakovës, për caktimin e masës së sigurimit, me të cilin ka kërkuar që t’i ndalohet paditëses, kundërshtares së sigurimit D. G., që personalisht të qëndroi – shfrytëzoi apo banoi në banesë, të njëjtën mos ta rinovoi, të mos bëjë asnjë ndryshim në banesën e cila është objekt kontesti, që banesa të lehet e lirë në shfrytëzim pronares së saj Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Gjykata Themelore e Gjakovës thotë se pas analizimit dhe vlerësimit të provave ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së sigurimit në këtë fazë të procedurës është i pabazuar dhe jo i nevojshëm.

Go to TOP