6% gjasa ta mbronte goditjen e minutës së fundit, por turku ia doli
Turqia mbrëmë u kualifikuar në çerekfinale të EURO 2024-shit pas fitores 1:2 ndaj Austrisë.
Në minutën e fundit të takimit, austriakët e patën një shans shumë të madh për të realizuar, por portieri turk, Mert Gunok, ua mohoi atë me një paradë të pashoq.
Sipas statistikave, portieri ka mundësi vetëm gjashtë për qind që ta mbrojë një goditje të tillë, dhe Gunoku ia doli.
