Gjuriq: Përmirësimi i marrëdhënieve me ShBA-në dhe Izraelin, prioritet për stabilitetin rajonal

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, në një intervistë për “Jerusalem Post”, deklaroi se Serbia synon të rivendosë marrëdhëniet e saj me ShBA-në dhe Izraelin, duke theksuar se kjo është kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Gjuriq theksoi rëndësinë e një politike të jashtme të pavarur dhe angazhimin e Serbisë për të forcuar bashkëpunimin me këta partnerë ndërkombëtarë.

Ai gjithashtu përmendi përpjekjet për të ringjallur marrëdhëniet me Izraelin, të cilat u tensionuan pas njohjes së Kosovës nga Izraeli në vitin 2020.

Në tetor, Serbia emëroi një ambasador të ri në Tel Aviv, duke shprehur gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim të rinovuar. /Kosova.info/


Go to TOP