Gjuka: Ndeshja e së enjtes, historike për Kosovën – na duhet përkrahja e publikut
Kombëtarja e Kosovës në hendboll është pranë një momenti historik, teksa përgatitet për ndeshjen vendimtare të së enjtes, e cila mund t’i hapë rrugën drejt Kampionatit Evropian. Hendbollisti Egzon Gjuka ka bërë thirrje për përkrahje maksimale nga tifozët duke e cilësuar këtë përballje si më të rëndësishmen deri më tani për ekipin kombëtar.
“Ndeshja e së enjtes është më e madhja dhe në një mënyrë historike për ne. Nëse fitojmë, kemi gjasa të mira të shkojmë në Evropian. Na mbetet më pas si finale ndeshja e fundit ndaj Ishujve Faroe, që po ashtu e kemi në shtëpi,” deklaroi Gjuka.
Ai theksoi se ekipi do të japë maksimumin dhe ftoi publikun që të mbështesë skuadrën në këtë moment kyç. “Na duhet përkrahja, së bashku të arrijmë një fitore të madhe,” tha ai.
Kosova është pranë një suksesi historik në hendboll, dhe fitorja në ndeshjet e ardhshme mund ta çojë për herë të parë në një Kampionat Evropian. /Kosova.info/
