Gjuhë e urrejtjes ndaj gazetarit Berisha, AGK: Gjuha fyese dhe linçuese është e papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se i ka përcjellur me shqetësim disa postime online që kanë targetuar gazetarin, Rid Berisha.

Në njoftimin e AGK-së thuhet se “Berisha e ka njoftuar AGK-në, se një punonjës i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka shkruar me gjuhë të urrejtjes ndaj tij dhe ka nxitur edhe të tjera komente kundër, duke bashkuar disa foto të Berishës, duke bërë homazhe për sulmet e 7 tetorit në Izrael”.

AGK–ja pohoi se gjuha fyese dhe linçuese ndaj gazetarëve është e papranueshme.

“AGK-ja, e fton Bashkësinë Islame të Kosovës të distancohet nga gjuha që fton për mos durim fetar në Kosovë”.

Go to TOP