Gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rushi” në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në rrugën “Astrit Rrushi” Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se të shtënat dyshohen se janë shkaktuar një veturë në lëvizje.

“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasur shkrepje arme”, u shpreh Borovci.

Tutje ai shtoi se aktualisht policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin.

Go to TOP