“Gjithmonë ka vend”: Strehimorja në Tiranë që pranon persona LGBTI+ edhe nga Kosova
E hapur në vitin 2014, qendra “Streha” në Tiranë është bërë shtëpi për personat LGBTI+, që mbesin pa kulm mbi kokë.
Aktualisht, me kapacitet për tetë persona, aty janë të strehuar edhe dy veta nga Kosova.
Në mungesë të një vendi të sigurt për personat LGBTI+ në Kosovë, ata në nevojë drejtohen në këtë strehimore që udhëhiqet nga Adelajda Alikaj.
“Gjithmonë ka vend”, thotë ajo, me gjithë kapacitetin e limituar të strehimores. “Është e drejtë e njeriut që të marrë shërbime – pavarësisht orientimit seksual e identitetit gjinor – nëse ka nevojë për strehë, të marrë strehë”, thotë Alikaj.