Gjithë ky presion i ZRRE – kujt po i shërben?

Shkruan: Besart DREShAJ

Presioni dhe ngutia për vendime të ZRRE ngrit dyshime serioze për veprimet e tyre. Për kënd po punojnë këta njerëz? Kujt po i shërbejnë realisht? Cilat grupe interesi qëndrojnë pas gjithë kësaj ngutie?

Ngutia e tyre, pavarësisht rekomandimeve dhe kërkesave të prodhuesve, në një kohë kur bizneset po përballen me gjendjen më të rëndë të viteve të fundit, është shqetësuese. Edhe më shqetësuese është heshtja e Presidentes dhe Kryeministrit, që duket si mungesë e vullnetit për të mbrojtur interesin e prodhuesve vendorë dhe vendit tonë.

Shumë kompani tashmë reduktojnë prodhimin, dhe çdo ulje e tij rrezikon vendet e punës, humb tregjet dhe dëmton imazhin e produkteve “Made in Kosova”. Dobësimi apo mbyllja e bizneseve prodhuese është goditje direkte për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Si Lidhje e Bizneseve të Kosovës kërkojmë veprime urgjente nga institucionet për të mbrojtur prodhimin vendor. Ne nuk do të ndalemi në mbrojtje të prodhuesve dhe bizneseve tona.


Go to TOP