Gjini në Klinë premton rritje pagash, pensionesh dhe përkrahje për bizneset

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, gjatë një tubimi elektoral në Klinë ka prezantuar zotimet e programit qeverisës, duke premtuar rritje pagash e pensionesh, përkrahje për shërbyesit civilë, si dhe lehtësira për bizneset dhe fermerët.

Në tubimin elektoral para qytetarëve të Klinës, kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, premtoi përkrahje për mësimdhënësit e pensionistët, si dhe për të gjithë shërbyesit civilë.

“Jemi tu ju premtu se e dimë rrugën, e dimë me fitu krejt bashkë pensionet, pagat e mësuesve, policëve, shërbyesve civilë, të minatorëve të Trepçës…”, deklaroi Gjini.

Përmes programit qeverisës të këtij subjekti, AAK premtoi lehtësira për bizneset dhe subvencionim të fermerëve.

“Subvencionimin e bëjmë fer e të drejtë, e me kanë dikush si Blirena që e ka një librari, një xhamprerës, ngritje të pragut të TVSH-së…”, tha mes tjerash Gjini.

Gjini në Klinë kërkoi përkrahjen e qytetarëve për Aleancën, si dhe votimin e 7 kandidatëve që vijnë nga kjo komunë.


Go to TOP