Gjermania planifikon zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë

Bundestagu gjerman, do të diskutojë për zgjatjen e vendosjes së Bundeswehr-it në Kosovë.

Mocioni i shpallur nga Qeveria Federale do t’i referohet komisioneve për diskutim të mëtejshëm pas debatit 40-minutësh, i cili do mbahet më 6 qershor 2024.

Komiteti i Punëve të Jashtme duhet të marrë një pozicion, derisa mandati aktual kërkon dislokimin e deri në 400 ushtarë.

Përveç mbështetjes për “zhvillimin e një Republike të Kosovës stabile, demokratike, multietnike dhe paqësore”, detyrat e saj aktualisht përfshijnë mbështetjen e krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si një ”organizatë sigurie e kontrolluar në mënyrë demokratike, multietnike dhe aktorë të tjerë në kuadër të reformës së sektorit të sigurisë (SSR) si përgatitje për integrim të mëtejshëm në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftimin e parlamentit gjerman.

Go to TOP