Gjeneral Xhevahir Geci në betejën e Rezallës së Re me 23 bashkëluftetarë e turpëruan Serbinë
Shkruan: Besim XANI
Kosova ishte burg kolektiv në vitet 90, Serbët thoshin: “shqiptarët kanë të drejtë të ëndërrojnë Republikën”, populli ishte i vuajtur, i fyer, i rrahur, i sharë, sa që mjaftonin 2 policë ti nxjerrin në mes nate tërë robtë e shtëpisë përjashta. Të kuptohemi Serbia ishte shtet i fortë ushtarak kishte 10 milion banor, gjithçka ndryshoj, kurrë as në ëndrra nuk ekzistonte se dikush guxon të lufton dhe beson në liri, në atë mëngjes Nëntori saktësisht me datë 26, Nëntor, një gjeneral nga Llausha e Drenicës Gjeneral Xhevahit Geci me tërë shokë e idealit, djemtë të fjalës e besës i pozicionoj me veturë nga Aqareva teke Rezalla e Re, atu u thy Serbia ku Lufta e Gjeneral Xhevahir Gecit me grupin e Llaushes, Prekazit, Aqareves, e poshtëruan Serbinë duke ja kthyer mbrapsht më shumë se qindra automjete ushtarake. Fitore kjo që ky Gjeneral nuk e ndali luftën e deri më 12 Qershor, kur përfundimisht pas 100 viteve robëri e vuajtje, e fituam lirinë, pra ta votojmë Gjeneralin për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë luftës, për çlirimin e atdheut si dhe në paqe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës si dhe pastaj në Forcat e Sigurisë së Kosovës, institucione këto ushtarake ku gjenerali do të përfitoj rritje akademike si dhe përvojë më shumë se 20 vjeçare deri në pensionim. Kjo përvojë i duhet Institucioneve të Sigurisë, AKI-së, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës sepse është përvojë e një njeriu të dëshmuar më shumë se 25 vite duke vazhduar trajnime e shkollime në shumë vende e ushtri të botës, këtë përvojë të tij nuk guxojmë ta anashkalojmë në mënyrë që Institucionet e Sigurisë që janë AKI, Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës të dëgjojnë një zë me përvojë e profesionalizëm në Parlamentin e Kosovës e jo vetëm kaq ai do të ndihmoj jashtëzakonisht shumë edhe pozitën e veteranëve që është lënë pas dore, ai do të ngrit zërin edhe për punëtorët e Arsimit, Shëndetësisë, sepse humanizmin e tij e ka dëshmuar qysh nga viti 92 e deri në pensionim. Për fat të mirë Gjeneral Xhevahir Gecin e kemi një personalitet jashtëzakonisht i respektuar, i thjeshtë, human që admirohet nga i tërë populli i Kosovës. Faleminderit Gjeneral Xhevahir Geci që përgjithmonë së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e hoçët Serbinë nga Kosova.
