Gjeneral Sami Lushtakun e mbron lavdia
Shkruan: Besim XANI
Gjeneral Sami Lushtakun nuk ka nevojë ta mbrojë askush, e mbron lavdija e tij. Si gjeneral i luftës gjeneral që bashkë me Adem Jasharin guxuan të besojnë dhe luftojnë për Kosovën. Fyerjet që po i bëhen nga eksponentët e VV janë fyrje që janë bërë edhe nga Beogradi! Si ka mundësi me kanë urrejtja e njëjtë ndaj Lushtakut si e Sllobodan Milloshoviqit, i cili në mungesë e dënoj me 20 vite burg si Vetëvendosja kjo është e pashpjegueshme… të fyhet Gjeneral Lushtaku me familje është e papranushme, ku nga viti 92 deri në vitin 99 Drenica në një far mënyre ka qenë zonë e lirë pikërisht nga Gjeneralët Lushtaku me shokët e vetë. Kam qejf ta di cili është kontributi i Albin Kurtit, si një ndër nga përçarësit më të mëdhenj të popullit të Kosovës ku Prishtinën e tij, Adriana Matoshit, Donika Gërvalles, Shkelzen Gashit me 200,000 banorë e kanë mbajtur qetësinë policia vetëm me 2 polic! Është interesante urrejtja e tyre ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në veçanti ndaj Gjeneral Sami Lushtakut si njëri nga bashkëluftetarët më të ngushtë të Adem Jasharit. Të fyhet e të urrehet nga eksponentët e VV po aq sa nga Serbia, këtë nuk mund ta kuptoj! Mu kujtua një murgeshë e botës e kam lexuar në filozofin e artit, ajo kishte qenë e shëmtuar por arkitektura e manastirit kishte qenë jashtëzakonisht e bukur, dhe ajo nga xhelozia për ta parë aq të bukur nuk mundi të duroj dot dhe ja dha flakën… më së miri ky shembull e ilustron shtetin e Kosovës, pasi Drenica e Dukagjini ku Sami Lushtaku ishte një ndër Gjeneralët më të guximshëm e më human, ku edhe Nato u bind që Gjeneral Lushtakut me shokë të ju dal në ndihmë dhe ta hjekin Serbinë një herë e përgjithmonë. Po si duket në VV të infektuar nga përçarësi më i madh i popullit shqiptar Albin Kurti, nuk po mund ta shohin shtetin e bukur! Janë të interesuar ta kallin, duke na armiqësuar me Amerikën dhe Evropën vetëm pse e bënë këta heronj me udhëheqjen e Gjeneral Sami Lushtakut. Është e dhimbshme kjo atmosferë politike duke e fyer Gjeneralin, djalin e tij deputetin Mergim Lushtakun, vajzën e tij, e cila e tërë lagja e Lushtakut ka qenë si lagje e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo fyerje mund të vije vetëm nga Serbia por jo nga shqiptarët e për fat të keq po vjen nga VV… e turpshme! Sa do të doja të dija se cili ishte kontributi i çlirimit të atdheut të Kosovës i Albin Kurtit me eksponentët që po e fyejnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me theks të veçantë Gjeneral Sami Lushtakun. Të gjithë këta që i përmenda kur të vdesin askush nuk do ti kujtoj përveç familjarëve kurse Gjeneral Sami Lushtaku në histori do të jetë i përjetshëm, ky është pikëllimi i eksponentëve të VV që kanë mbetur jashtë historisë, kompleks ky që nuk ka shërim për fat të keq historia nuk ri-shkruhet, Gjeneral Sami Lushtaku do të jetë i përjetshëm në historinë e popullit të Kosovës kurse i atyre eksponentëve që po e fyejnë nuk do të kujtohen as nga familjarët e tyre!
Prof. i diplomuar i filozofisë
Prof. i diplomuar i sociologjisë
