Gjendet trupi i 4-vjeçarit në kanalin e Ibër Lepencit në Bukosh

Është gjetur pa shenja jete fëmiju katër vjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Bukosh.

Që nga dita e djeshme ai ishte raportuar si i zhdukur, kurse nga momenti i raportimit kanë dalë FSK dhe Policia e Kosovës, në kërkim të tij, ai është gjetur pak çaste më parë pa shenja jete.

Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen.

Pas pak pritet të dalë edhe policia me njoftim zyrtar për rastin tragjik.

Go to TOP