“E ka rreh me kabllo, me thikë, me çelësa”| Flet nëna e gruas që u vra nga burri në Gjermani

Nëna e Jetmirës, gruas së vrarë në Gjermani, ka thënë se vajza e saj tashmë e ndjerë për 8 vjet radhazi, ka qenë e dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga nga ish-bashkëshorti, Besmir Ademi.

”8 vjet rresht, u kanë e dhunume, u kanë e rrehne me kabull të televizorit, u kanë e rrehne me çelësa të makinës, u kanë e rrehne me thikë në fyt. Plus Besmir Ademi, i ka thanë Jetmirës teme, nëse ndahesh prej meje unë kom me ta pre çiken Ledinen”, ka thënë ajo në rrëfimin e saj.

Veç kësaj ajo në rrëfimin e saj ka shtuar se ish-dhëndrri i tyre, e ka kërcënuar edhe vëllain e Jetmirës tashmë të ndjerë, për 8 vite rresht, nëse kjo do të zbulonte dhunën që ai e ushtronte.

”E kam një djalë. Që 8 vjet e kam pasë të kërcënum, ‘’po e mysum sot, po e mysum nesër”.

Edhe djalin e ke pasë të kërcënum?

”Po, po, po. Edhe djalin e kam pasë të kërcënum, se çikën që e kum pas të martume me ta. Në qoftë se ti thu diçka në familjen tane, që dahesh prej meje, ose lajmëron dhunën që e përdori un; në ty. Se ai ka përdorë dhunë fizike, psiqike. Ai ka përdorë dhunë që nuk e përdorë një serb, se s’po du me përdorë fjalën serb se edhe ai është popull. Po unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë, po nuk e kish përdorë dhunën që e ka përdorë Besmir Ademi, nipi i avokatit të popullit të njoftuan në Mitrovicë, Sheremet Ademi”.

Për shkak të kësaj situate të rëndë, siç thotë nëna e Jetmirës, çifti kishin 3 fëmijë, ndërsa ishin ndarë nga shteti gjerman gjatë muajit mars të këtij viti.

”Jetmira është nda që dy muaj prej tinaj. E ka nda shteti gjerman prej dhunës, më 6 mars. Shteti gjerman ka ndërhy në dhunën që e ka përdorë Besmir Ademi. Jetmira ka dalë prej shtëpisë se e ka dhunu ai. Po policia e kanë kthy Jetmirën në shpi për shkak se i kanë tre fëmijë. Besmirin e kanë marrë prej shtëpisë e kanë lidhë për 10 ditë, pas 10 ditësh Jetmirën e kanë marrë shteti, e kanë çu në shpinë e grave”.

Ajo mohon ta dijnë saktësisht motivin e vrasjes së vajzës së saj nga ish-burri, por e pranon se arsye mund të ketë qenë fakti që Jetmira Beka, më nuk pranonte një raport abuzues të tillë që ushtronte burri i saj.

”Motivi na nuk munem mi ditë”.

”Po ai, s’ka mujt mi përballu ato qysh kjo [Jetmira] ndahet prej meje, pse kjo [Jetmira] nuk e lejon hala dhunën në to, qysh e kom përdorë 8 vjet”.

Go to TOP